NJË HISTORI E HARRUAR LAVDIE E MIQËSISE SHQIPTARO AMERIKANE

Renja e avionit amerikan C53 D me datë 8 nëntor 1943  shënoi rastin e parë dhe të fundit në historinë e Luftës së Dytë Botërore që një ekip infermierësh, ushtarakësh dhe pilotësh amerikanë të rrëzoheshin me avion në një zonë të okupuar naziste gjermane dhe të shpëtonin. Kjo ndodhi në Shqipëri. 

USAKa shumë kombe në botë të cilët krenohen për cilësitë e tyre. Dikush për letersinë, dikush për muzikën, dikush për industrinë dhe shpikjet e mëdha, dikush për luftërat dhe strategët…Shqiptari mikrpitës:

Historia ka kultivuar tek secili komb dicka të vecantë që e bën atë më unik, më të respektuar ose ndoshta edhe më pak të respektuar…

Ne shqiptarët krenohemi për besën kur ka kombe tjera që krenohen për pabesinë; Krenohimi për mikrpitjen kur ka popuj banorët e të cilëvë po t’ju trokasë dikush në derë, thërrasin policine, ndërkohë që ne shqiptarët e hapim derën dhe I japin strehë, bukë e ndihmë jo vetëm mikut, por edhe të panjohurit, madje edhe pse kjo mund të kërkojë sakrifica të mëdha deri në rrezik jete ose flijim…

Pikërisht një virtyt kaq I mrekullueshëm I shqiptarëve ka bërë që në historinë e vonë të kohës së Luftës së Dytë Botërore shqiptarët të rregjistrojnë dy ngjarje nga me interesantet, më të bukurat, më humanet, më njerzoret dhe më të mahnitshmet në vetë historine ë njerëzimit të asaj kohe. Janë dy ngjarje të cilat janë realizuar dhe mbajnë autorësi kolektive dhe janë kryer nga njerëzit e thjeshtë të popullit shqiptar që nuk kanë asnjë lidhje as me ndonjë orientim fetar, politik apo të cfarëdo natyre tjetër.

Njëra nga këto ngjarje është bërë tashmë e njohur thuajse nga të gjithë jo vetëm në Shqipëri (madje ndoshta më pak në Shqipëri) por edhe jashtë e sidomos në ShBA, Izrael dhe në përgjithësi në botën hebreje ane e mbane botës. Kjo është historia e mrekullueshme e Shpëtimit të Hebrejve në Shqiëri, jo vetëm të atyre që ishin banorë dhe hebrej shqiptar por të qindra në mos mijëra të tjerëve të cilët të vënë përpara alternativës së vdekjes ose jetës, zgjodhën Shqipërinë si I vetmi vend në Europë ku mund ti shpëtonin Hollokaustit. Shqipëria ishte zgjedhja e tyre për jetën duke sfiduar kështu vdekjen me rrezikun që shqiptarët morën mbi vete.

Historia e fisnikëvë shqiptarë  në të vërtetë ka lozur dhe po luan një rol shumë të madh jo vetëm në mardhënjet me shtetin e Izraelit por më shumë se kaq në ndihmesën që lobet hebreje kudo në botë dhe vecanërisht në ShBA  japin për mbarëvajtjen e punëve të kombit shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

Por shpëtimi I hebrejve nuk përbën të  vetmin rast kur shqiptarët kanë shpalosur virtytin e tyre të mikritjes dhe respektit për të huajin…Kliko ketu per te lexuar me shume….