Nje vjershe e Erickson per Skenderbeun e perkthyer nga Mal Berisha

CHARLES TELFORD ERICKSON

SKANDERBEG

You reached for no red sullied scepter
You sought for no sad crumpled Crown
You pitted your weight
‘Gainst a tyrannous state
That was crushing your Motherland down.

You renounced the rich honors of Empire,
And the ripe-garnered glories of years,
To cover a nest
With your scarred-eagle breast,
That was thorned with a myriad of spears.

You rejected a faith that had torn you
From the altar and home of your sires.
You buried a love
Sweet as heaven above
And the goal of your strongest desires.

You went to your death like your Master
With the world looking on in disdain
Not a hand stretched to save
Not a cheer for the brave
And your land dripping life-blood like rain!

Martyred Sould! Be it ours to requite thee,
From the dust rear thy standard on high,
To recover thy loss,
To transfigure thy cross,
Thy far vision of Freedom bring nigh!

Charles Telford Erickson
_________________________________

Albanian, translated by Mal Berisha
SKËNDERBEG

Ti dorën nuk e zgjate drejt skeptrit njollagjak,
As i trishtë nuk kërkove të shprishurën kurorë,
Përballë i dole që vetë të merrje hak,
ndaj atij tirani djemrrëmbyes e idhnak,
Që dheun tënd kishte shtënë në dorë.

I flake tej nderet e pafundme imperiale,
Dhe lavdinë ndër vite të fituar,
të mbroje folenë e vendit tënd, trazuar,
Si shqipe-shqiptare gjokszbuluar,
Prej morisë së pafund të shigjetave, i sulmuar.

U zhveshe nga një fe që të kishte ndarë,
Nga shtëpia, babai, nëna dhe altari,
Dhe varrose një dashuri,
Tinëzare, por të bukur, tretur, ëmbëlsi,
Për at’ dhe, fe e truall që t’la i pari.

Si dikur Zoti yt, drejt vdekjes t’i shkove,
Ndërsa bota krejt e qetë të kundronte,
Pa luajtur qoftë dhe gishtin për shpëtim,
Pa rrahur një herë duart për tëndin guxim,
Kur kombit tënd si shi gjaku i kullonte.

Shpirt martir, eja prapë dhe hakmerru!
Nga pluhuri ngrije atë flamur, në lartësi!
Bëhu edhe një herë për ne, frymëzim,
Për kryqin e ndritur deri në amshim,
Dhe pamjes së largët të Lirisë, silli përjetësi!