Përsëri tek busti i Skënderbeut në fshatin arbëresh të Italisë, Munxhufuni

Lexoje shkrimin ketu...

 Të dashur miq!
Më datën 4 gusht të vitit 2013 kam patur nderin dhe privilegjin që të inicioja dhe të merrja pjesë në festën inaguruese të vendosjes se bustit të Skënderbeut në fshatin arbëresh të Italisë, Munxhufuni. Në atë kohë, bëmë një peligrinazh shumë të kandshëm nëpër disa fshatra arbëreshe të Rajoni Molise të Italisë.
Miqësia me arbrëreshët e atjeshëm u forcua me kalimin e kohës. Dhe ja, sot me datën 22 korrik 2022, gjendem përsëri në njërin prej këtyre fshatrave, i quajtur Këmarini. Në këtë fshat jeton dhe vepron një piktore arbëreshe e quajtur Liliana Corfiati. Historinë e saj do ta rrëfej në postimet e ardhshme. Mjafton të tregoj se si e ka dekoruar ajo, me penelin e saj fshatin Këmarini.
Sot, në prag të arritjes tonë këtu, gazeta lokale e Këmarinit ka botuar këtë shkrim:

https://www.molisenetwork.net/2022/07/21/ambasciatore-berisha-visita-campomarino/

Proud to be Albanian & Arbëresh!