PROMOVIM I FILMIT DOKUMENTAR KUSHTUAR VEPRËS SË SIR NOEL MALCOLM “KOSOVA NJË HISTORI E SHKURTËR, PRISHTINË 19 TETOR 2023


PROMOVIM I FILMIT DOKUMENTAR KUSHTUAR VEPRËS SË SIR NOEL MALCOLM “KOSOVA NJË HISTORI E SHKURTËR, PRISHTINË 19 TETOR 2023



MODERATORJA

Ky film dokumentar, skenarin dhe rregjinë e të cilit e ka bërë Mal Berisha  ndërsa producent ekzekutiv është doktor Ahmet Ulaj, zbulon ndikimin që ka patur vepra e autorit për një të vërtetë të munguar mbi historinë e Kosovës dhe për shqiptarët, si dhe për ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore për Kosovën. Pjesmarrës në këtë premjerë të filmit siç edhe e kemi prezantuar, kemi kënaqësinë dhe nderin të kemi shkëlqesinë e tij, Sir Noel Malcolm.

Për një fjalë të hapjes së kësaj ceremonie ftoj drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, z.  Fasli Gajrakun.


FASLI GAJRAKU, DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS,

 “PJETËR BOGDANI”

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z Albin Kurti,

Të nderuar ministra,

Minsitër  Ceku,

Ministër Gërvalla, 

Ministër Nagafci!

I nderuar Akademik Rexhep Ismajli,

Kreytar i Këshillit të Bibliotekës, z Rugova,

I nderuar Mal Berisha, t

Të nderuar akademikë, profesorë, studentë, bashkëatdhetarë, që keni ardhur nga jashtë, Miq të nderuar!

Ndihmi shumë të nderuar që kemi në bibliotekë, si musafir dhe mik, Sir Noel Malcolm – in, një nga dijetarët më të denjë të historisë së Kosovës, që na mëson për historinë e Kosovës dhe shqiptarëve. Por kur sheh edhe burimet e referencave që ai përdor në librat e tij,  punës së tij si historian, ne që punojmë në biblioteka dhe arkiva, na mëson për kultin, vlerën e pamatshme të punës dhe dokumentimit, të arkivimit të trashëgimisë historike dhe kulturore dhe intelektuale të vendit.

Sot është shfaqja e filmit dokumentar e rregjisorit, ish Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe, zotit Mal Berisha që ta kemi këtu të pranishëm edhe Sir Noel Malcolm – in.

I nderuar Sir Noel Malcolm,

Ju jeni nga sera që i keni dhënë dritë Historisë së Kosovës dhe të shqiptarëve. Në çdo rrjesht të shkruar, me të vërteta dhe fakte të pa ç’rrënjosëshme asnjeherë më të qarta se tash. Vepra juaj “Kosova Një Hitori e Shkurtër” lexohet dhe njihet aq shumë. Vepra juaj dhurohet, dhuratë miku – mikut, si asnjë vepër tjetër, duke e ruajtur në një hallkë interesi dhe admiruesi të lexuesit të Kosovës, dhe duke mos reshtur së lexuari, e studjuar vepra juaj, edhe këtu, ku sot jemi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

I dashur Noel Malcolm!

Për t’ju kujtuar, pranoni ndjenjat e respektit më të madh, dhe të mirënjohjes më të thellë, për punën tuaj, për të vërtetën e Kosovës dhe të shqiptarëve.

Faleminderit!


MAL BERISHA

FJALA NË DITËN E PROMOVIMIT TË FILMIT DOKUMENTAR KUSHTUAR VEPRËS SË SIR NOEL MALCOLM, “KOSOVA NJE HISTORI E SHKURTËR

“MIRËNJOHJA ËSHTË PARAMETËR I FISNIKËRISË NJERËZORE”

Biblioteka Kombëtare e Republikës së Kosovës, “Pjetër Bogdani”

Prishtinë më 19 Tetor 2023

Të nderuar pjesmarrës!

Së pari mund të deklaroj se kjo mund të jetë nata më emocionale e jetës time për shumë arësye. Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, promovohet një film i cili pasqyron veprën e një njeriu me të vërtetë të dashur për ne shqiptarët.

I nderuar z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

E nderuar zonja Gërvalla,  Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës,

Të nderuar Ministra Nafagfci dhe Ceku!

Shumë i  dashur dhe i nderuar Sir Noel Malcolm!

 Në fakt ne i thërrasim nganjëherë njëri tjetrit SIR, por SIR i vërtetë është Noel Malcolmi.

Nëse një njeriu si unë, i cili ka jetuar që në fëmijërinë e vet me dashurinë, brengën, shqetësimin, gëzimet dhe hidhërimet që i ka dhënë Kosova, të cilën e ka dashur pa kushte, do t’i ishte dhënë kjo mundësi që ju më dhatë  mua sonte, unë do ta quaja atë njeri

 Të bekuar.

Është një punë e cila e ka zanafillën e vet që nis në një fshat të Malësisë së Gjakovës, në Tropojën e Vjetër, ku kam lindur dhe ku jam mëkuar me gjithë dashurinë për Kosovën, nga familja ime dhe rrethi im familjar.

Jeta e solli që aty nga vitit 2012 deri në vitin 2015 të kisha nderin të shërbeja si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe. Gjatë asaj periudhe pata rastin të takoja shumë njerëz të shquar të atij vendi. Por ai që ishte më i shquari për mua dhe mendoj edhe për Kosovën, ishte pikërisht Sir Noel Malcolm.

Ky ishte Sir në All Souls College të Oksfordit, të cilin kemi nderin ta kemi sonte midis nesh. I bindur për vlerën e jashtëzakonëshme të veprës së Sir Noel Malcolm – it për ne shqiptarët, mendova dhe besova se një film dokumentar për jetën dhe veprën e tij, rrëfyer nga figurat më të shquara britanike, akademike, shqiptare, shqiptaro – britanike ose britaniko – shqiptare, ishte një detyrm dhe shprehje e mirënjohjes së thellë ndaj veprës së tij.

Duke menduar edhe si ambasador, tashmë në pension, thashë me vete se një dokumentar i tillë do t’i shërbente edhe frocimit të mardhënjeve të kombit tonë me Mbretërinë e Bashkuar.

Sonte do të shohim episodin e dytë të dokumentarit, i cili është një triptik që i kushtohet tërësisht vlerës historike  shkencore dhe ndikimit që ka pasë libri i Sir Noel Malcolm-it në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, me titull

KOSOVA NJË HISTORI E SHKURTËR

Përpara se të merrej me çështjen shqiptare të Kosovës në fillim, e më pas me veprat e tij “Agjentë Perandorakë”, dhe Shqiptarët, “Rebelet, Besimtarët, të Mbijetuarit”, Sir Noel Malcolm ishte edhe një prej historianëve më të shquar të kohës tonë. Këtë do ta shohim edhe në këtë film dokumentar, sonte.

            Duke iu uruar shikim të këndshëm nuk do të lë dot pa falenderuar disa nga njerëzit që më kanë frymëzuar, më kanë ndihmuar më shumë për realizimin e këtij  dokumentari.

1.- I pari nëtyrisht është në radhë Sir Noel Malcolm i cili më ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka shprehur tëra përshtypjet e tij për Kosovën dhe për shqiptarët.

2.- Falenderoj Ministrin e Kulturës së Republikës së Kosovës, zotin Çeku për gjithë angazhimin e tij për ta realizu sa më me  sukses këtë mbrëmje kaq të bukur.

3.-   Falenderoj studiuesin e njohur Bejtullah Destani, të cilin e  kemi këtu, i cili në fakt ka qenë shumë instrumental sidmos me lidhjet e tij që ka me të gjithë akademikët e Britanisë.

4.- Falenderoj  Dr. Ahmet Ulaj, për mbështetjen që më ka dhënë pa të cilën  nuk do të ishte realizuar ky dokumentar. E kemi edhe Doktor Ahmetin këtu.

5.- Falenderoj zotni Besnik Mustafaj i cili është një nga njerëzit që më ka nxitë për të bërë këtë punë edhe pse nuk ishte farë profesioni im i lidhur as me kenematografi as me filmografi.

6.- Një falenderim shkon për të gjithë të intervistuarit që u bënë pjesë e kësaj sipërmarrjeje nga Londra, Kembrixhi, Oksfordi, Prishtina, Tirana.

7.- Falenderoj z. Fasli Gajraku, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” për ndihmën e pakursyer dhe punën organizative të palodhur!

8.- Falenderoj miqtë e mi të cilët kanë udhëtuar nga Stambolli, Zvicra, Belgjika, Italia dhe Shqipëria.

9.- Falenderoj gjithashtu familjen time, bashkëshorten Donika, për durimin, mirëkuptimin dhe ndihmën e pakursyer që unë të jem “i lirë” të merrem me këtë projekt kaq fisnik.

Jam i sigurtë që sonte do të mësoni ose rifreskoni memorjen me shumë gjëra të bukura dhe të rëndësishme për historinë e Kosovës tonë të dashur dhe sidomos çmitizimin e teorive shoviniste anti shqiptare dhe anti kosovare, parë edhe në kontekstin e ngjarjeve që Kosova po i përjeton.

Paralel me bërjen e këtij filmi dokumentar, mendova i frymëzuar nga një person i cili do të desha të ishte këtu sonte, zotni Fatmir Lamaj, që është një ndër dokumentaristët më të mirë të shqiptarisë, dhe e hodha të gjithë tekstin e të tre episodeve. Episodi parë është: “Kush është Sir Noel Malcolm?” Episodi i dytë është: “Kosova Një Histori e Shkurtër”, dhe episdodi i tretë është: “Agjentë Perandorakë” dhe “Shqiptarët, Rrebelët, Besimtarët, të Mbijetuarit”. Dhe pasi e hodha në tekst më erdhi në mendje për t’i vënë një emër të cilin unë besoj se ju do të pajtoheni me të. I kam vënë emrin:

SHQIPTARIADA E SIR NOEL MALCOLM IT

Ose

SIR NOEL MALCOLM’S ALBANIANIADA

Besnik Mustafaj, miku im i ngushtë thotë në parathënjen e këtij libri se vepra e Noelit është një Opus, nuk është thjeshtë një varg librash por është një opus dhe në këtë kuadër, unë dëshiroj që kopjen e parë, të këtij libri t’ja dhuroj Kryeministrit të Kosovës, dhe të dytën Sir Noel Malcolmit.

Ju falenderoj shumë!

Shikim të mbarë

Faleminderit!


FJALA E KRYEMINSTIRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI

VEPRA  E SIR NOEL MALCOLM NDIHMOI PËR TË ZBULUAR TË VËRTETËN HISTORIKE PËR KOSOVËN.

I nderuar Sir Noel Malcolm,

E nderuar ministër Gërvalla,

Ministria Çeku dhe Nagavci,

Nderuar Ambasadorin Mal Berisha,

I nderuari akademik, profesor Rexhep Ismajli,

I nderuari drejtor i Bibliotekës Kombëtare z.Fazli Gajraku,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Si një person që e ka shumë qejf filmin dhe kinematografinë, e di që është shumë e vështirë të flas sepse duhet t’i drejtohem një publiku që sapo ka parë një film. Sidomos një film që dokumenton punën e historianit dhe gazetarit Sir Noel Malcolm, me episodin e dytë, sepse ka një para dhe një pas, profili i të cilit është po aq i mahnitshëm sa vepra e tij e shkruar. Megjithatë, kam kënaqësinë t’ju drejtohem këtë mbrëmje, duke dashur të ndaj me ju një episod që besoj se është i veçantë.

Në mesin e qershorit 1999, kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë, në mesin e mijëra fotografive të bëra në ato ditë të çlirimit të Kosovës, një ushtar norvegjez i KFOR-it, Kenneth Andresen, bëri një fotografi që mund të mos ketë marrë shumë vëmendje, por që Daut Dauti. përmendur në këtë film. E kam fjalën për fotografinë në të cilën shihet një ushtar britanik, i ulur diku në Prishtinë, duke lexuar librin “Kosova: Një histori e shkurtër”, shkruar nga Sir Noel Malcolm.

I kërkova stafit tim të printonte dhe të kornizonte këtë foto që ne ta shikonim së bashku dhe t’ia jepnim zotit Malcolm, sepse sipas meje, kjo foto kap leximin e historisë dhe bërjen e historisë në të njëjtën kohë. “Duke lexuar histori dhe duke bërë histori” – mund të titullohet kjo foto, në të cilën ushtari britanik po lexon historinë e Kosovës, ashtu siç po bën edhe historinë e Kosovës, duke u përkushtuar për çlirimin dhe paqen në vendin tonë që sapo ka pasur. kaloi një luftë të ashpër dhe gjenocidale për shkak të pushtimit dhe agresionit të Serbisë.

Vetëm pak ditë para se të bëhej kjo foto, libri “Kosova: Një histori e shkurtër” ishte ribotuar për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër, pasi u botua për herë të parë në vitin 1998 nga autori Sir Noel Malcolm, të cilin sot  kemi kënaqësi  dhe nderin e jashtëzakonshëm për ta mirëpritur në Kosovë, në Prishtinë dhe për të qenë këtu në mesin tonë. Ai mendoi ta shkruaj këtë libër për publikun perëndimor, me idenë për të rrëfyer dhe sqaruar duke shpjeguar, dhe shpjeguar duke dokumentuar dhe debatuar për Kosovën qe ishte në prag të luftës.

Dhe vërtet, ky libër ndihmoi shumë për të orientuar opinionin perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën. Aq më tepër që “Kosova: një histori e shkurtër” u shkrua pas një kërkimi intensiv në burime arkivore dhe botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe të historiografisë serbe, si dhe në botime ballkanologjike. Nëpërmjet kësaj vepre mund të flitet për një këndvështrim të veçantë dhe interpretim racional ndaj historisë së Ballkanit. Unë vetë ua kam sugjeruar shpesh këtë libër miqve të mi ndërkombëtarë, si dhe aktivistëve dhe kolegëve në Kosovë.

Dhe kur më ndodh të takoj e të flas më thellë me diplomatë dhe politikanë të ndryshëm të huaj, e di që ato biseda bëhen herët a vonë në zyrat ndërkombëtare, më duket se edhe kur kemi paqe, bëhet një betejë. Por kjo betejë nuk është mes njerëzve, por mes librave. Dhe aq shpesh më kujton sepse më duket se është një betejë mes librave të Sir Noel Malcolm-it, pra Kosova dhe Bosnja një histori e shkurtër, dhe nga ana tjetër një libër tjetër, që besoj se e humb betejën, “Ballkani. Ghosts” nga Robert Kaplan.

Që nga botimi i tij, libri “Kosova: një histori e shkurtër” fitoi epitetin e një vepre referuese kyçe për këdo që dëshiron ta njohë më gjerësisht dhe më thellë historinë e Kosovës. Që atëherë e deri më tani, Sir Noel Malcolm ka thelluar vetëm studimet e tij mbi temat historike, duke botuar tekste të tjera për Pjeter Bogdanin, për fisin Kelmendi, për Kriptokrishterimin, për Ali Pashë Tepelenën e të tjerë. Së fundmi mësova se libri “Armiqtë e dobishëm” është përkthyer në shqip dhe pritet të botohet së shpejti këtu në Prishtinë.

Me përshtypjet më të mira nga dokumentari për ju dhe vlerësimet më të larta për veprat tuaja historiografike, Sir Noel Malcolm, ne mbetemi plot kuriozitet për më shumë studime historike nga ju. Duke ju uruar shëndet dhe suksese në përpjekjet tuaja akademike, ju falënderoj shumë.

Faleminderit shumë.


English:

PRIME MINISTER KURTI: THE WORK OF NOEL MALCOLM HELPED FOR THE HISTORICAL TRUTH ABOUT KOSOVO

Prime Minister Kurti’s complete speech:

Dear Sir Noel Malcolm,
Dear Minister Gërvalla,
Minister Çeku and Nagavci,
Dear Ambassador Mal Berisha,
The honorable academic, Professor Rexhep Ismajli,
Dear director of the National Library, Mr. Fazli Gajraku,
Ladies and gentleman,
Dear attendees,

As a person who is very fond of film and cinematography, I know that it is very difficult to speak because I have to address an audience that has just seen a film. Especially a film documenting the work of historian and journalist Sir Noel Malcolm, with the second episode, because there is a before and an after, whose profile is as amazing as his written work. Nevertheless, I have the pleasure of addressing you this evening, wanting to share with you an episode that I believe is special.

In mid-June 1999, when NATO troops entered Kosovo, among the thousands of photographs that were taken in those days of Kosovo’s liberation, a Norwegian KFOR soldier, Kenneth Andresen, took a photograph that may has not received much attention, but which Daut Dauti mentioned in this film. I am talking about the photograph in which a British soldier can be seen, sitting somewhere in Pristina, reading the book “Kosovo: A Short History”, written by Sir Noel Malcolm.

I asked my staff to print and frame this picture for us to look at together and give to Mr. Malcolm because in my view, this picture captures reading history and making history at the same time. “Reading history and making history” – this picture could be titled, in which the British soldier is reading the history of Kosovo, as he is also making the history of Kosovo, committing himself to the liberation and peace in our country that has just had gone through a harsh and genocidal war due to the occupation and aggression of Serbia.

Just a few days before this photo was taken, the book “Kosovo: A Brief History” had been reprinted for the second time within a short period, after it was first published in 1998 by the author Sir Noel Malcolm, which today we have the extraordinary pleasure and honor to welcome him to Kosovo, to Pristina and to be here among us, he thought of writing this book for the Western public, with the idea of confessing and clarifying by explaining, and explaining by documenting and arguing about Kosovo , which was on the verge of war.

And indeed, this book helped a lot to orient the Western public, whether academic or political, in relation to the historical truth about Kosovo. All the more so that “Kosova: a short history” was written after an intensive research in archival sources and documentary publications, in the studies of Albanian historiography and Serbian historiography, as well as in Balkanological publications. Through this work, we can talk about a special line of view and rational interpretation towards the history of the Balkans. I myself have often suggested this book to my international friends, as well as to activists and colleagues in Kosovo.

And when I happen to meet and talk more deeply with various foreign diplomats and politicians, I know that those conversations take place sooner or later in international offices, it seems to me that even when we have peace, a battle takes place. But this battle is not between men but between books. And so often it reminds me because it seems to me that it is a battle between the books of Sir Noel Malcolm, that is Kosovo and Bosnia a short story, and on the other hand another book, which I believe loses the battle, “Balkan Ghosts” by Robert Kaplan.

Since it was published, the book “Kosova: a short history” earned the epithet of a key reference work for anyone who wants to get to know the history of Kosovo more widely and more deeply. From then until now, Sir Noel Malcolm has only deepened his studies on historical topics, publishing other texts on Pjeter Bogdani, on the Kelmendi tribe, on Crypto-Christianity, on Ali Pasha Tepelena and others. Recently, I found out that the book “Useful Enemies” has been translated into Albanian and is expected to be published here in Pristina soon.

However, in my tastes, of your books, I liked “Imperial Agents” the most, and I can’t wait to see the next episode of the documentary film about the Albanian families Bruti and Bruni in the Mediterranean world of the 16th century. A deep and detailed study, such as “Imperial Agents”, about the involvement and role of Albanians in the political and historical developments between the Ottoman Empire and the Republic of Venice in the geopolitics of the Mediterranean before 500 years, and I think it does this book, a very special work, because perhaps analogous to the 21st century, with Fernand Braudel’s “Mediterranean” work in the 20th century.

With the best impressions from the documentary about you and the highest praise for your historiographical works, Sir Noel Malcolm, we remain full of curiosity for more historical studies from you. Wishing you good health and success in your academic endeavors, thank you very much.

Thank you very much.


PM Albin Kurti

FJALA E SIR NOEL MALCOLM

I nderuar zoti Kryeministër!

I nderuar zoti Drejtor i Bibliotekës,

I dashur Ambasador Mal Berisha

Zonja dhe zotërinj!

Ju falenderoj shumë! Falenderit që keni ardhur këtu, për të marrë pjesë në takimin sot!

Veçanërisht Mal, ju falenderoj për filmin dokumentar!

Ishte një eksperiencë pak e çuditshme për mua, për të shikuar filmin. Turpërohem pak, për të dëgjuar komplimente të tilla.

Kisha përshtypje se si kisha arritur gabimisht në funeralin tim. Sepse komplimenta të tilla janë të përshtatshme në një funeral.

Por megjithatë, nuk kam vdekur Jo, ende!

 Por jam shumë mirënjohës, siç kam thënë në fillim. E kam shkruar librin, e kam botuar një vit para luftës. Besoj, shpresoj se libri kishte pak influencë mbi politikën e perëndimit në periudhën e krizës, Edhe e kam shkruar, sigurisht për Kosovën. Por jam vetëm historian, siç e kam thënë. Edhe besoj se në shkallë shkencore mbrojtja më e mirë është e vërteta. Shpresoj se kam shkruar të vërtetën për Kosovën.

Falemnderit


 INFORMACION RRETH VEPRIMTARISË

Shfaqet filmi për Sir Noel Malcolm, Kurti: ‘Kosova: një histori e shkurtër’, vepra kyçe referenciale për historinë e Kosovës

Isa Vatovci Kallxo.com

20.10.2023 – 10:17

I botuar në prag të  luftës së Kosovës, më 1998, libri “Kosova: një histori e shkurtër” i Sir Neol Malcolm ia hapi sytë botës perëndimore për historinë e Kosovës. Ky libër bëri që qendra botërore ta shihnim me një sy krejt tjetër problemin e Kosovës, pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

Sir Neol Malcolm përmes librit “Kosova: një histori e shkurtër” çrrënjosi mitin serb për Kosovën dhe u bë një refren për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Këto dëshmi u shpalosën dje në mbrëmje (19.10.2023) gjatë  shfaqjes së premierës së filmit “Sir Noel Malcolm dhe veprën e tij për Kosovën dhe shqiptarët” pjesa e dytë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ky dokumentar u realizua me skenar dhe regji të ish-ambasadorit Mal Berisha dhe producent ekzekutiv Ahmet Ulaj.

Për të përcjellë premierën e filmit, mori pjesë edhe Sir Noel Malcolm, kryeministri Albin Kurti, e personalitete tjera të jetës politike, shkencore e kulturore të Kosovës, të cilët mbajtën nga një fjalë rasti duke vlerësuar kontributi dhe rendësin e veprës së Sir Malcolmit, fjalime të cilat siç tha vetë historiani anglez e bën të ndjehet pak i turpëruar.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti, tha se libri i Sir Malcolm ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik për të vërtetën e Kosovës.

“’Kosova: një histori e shkurtër’ u shkrua pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike. Kjo vepër e mori epitetin e një vepre kyç referenciale, për këdo që dëshiron të njihet më gjerë dhe më thellë me historinë e Kosovës”- tha Kurti, i cili Sir Malcolmit i dhuroi edhe një foto të kornizuar të bërë nga një ushtarë i KFOR-it, në të cilën shihet një ushtar i këtij misioni duke lexuar librin “Kosova: një histori e shkurtër”.

Ndërsa, regjisori i filmit Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe tha gjatë fjalës së tij, se ky dokumentar tha Berisha do t’i shërbente edhe forcimit të marrëdhënieve të kombit tonë me Mbretërinë e Bashkuar.  “I bindur për veprën e jashtëzakonshme të veprës së Sir Noel Malcolm për ne shqiptarët, mendova dhe besova se një film dokumentar për jetën dhe veprën të rrëfyer nga figurat e shquara akademike britanike e shqiptare ishte një detyrim dhe shprehje e mirënjohjes së thellë ndaj veprës së tij”- tha Berisha.

Një fjalë rasti mbajti edhe drejtori i BK, “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, i cili tha se me veprën e tij, Sir Malcolm bëri që të çrrënjoset miti serb për Kosovë dhe i dha dritë historisë së Kosovës dhe shqiptarëve. “Në çdo rresht të shkruar me të vërteta e fakte, asnjëherë më të qarta, vepra juaj ‘Kosova një histori e shkurtër’ lexohet e njihet aq shumë si asnjë vepër tjetër”- tha ai.

Ndërkaq në fund pasi dëgjoi vlerësimet për të, Sir Malcolm tha se po ndihet pak i turpëruar. “Kisha përshtypje se kisha arritur gabimisht në funeralin tim, sepse komplimente të tilla janë të përshtatshme në një funeral. Por, jam gjallë. Kam shkruar librin dhe e kam botuar një vit para luftës. Shpresoj që libri kishte pak ndikim në politikën e Perëndimit në një periudhë të krizës. E kam shkruar sigurisht për Kosovën. Por, jam vetëm historian dhe besoj se shkallë shkencore mbrojtja më e mirë është e vërteta. Shpresoj se e kam shkruar të vërtetën për Kosovën”- tha Malcolmi.

Dokumentari

Dokumentari, “Sir Noel Malcolm dhe veprën e tij për Kosovën dhe shqiptarët”, pjesa e dytë me skenar dhe regji të Mal Berishës dhe producent ekzekutiv Ahmet Ulaj, zbulon ndikimin që ka pasur vepra e autorit Noel Malcolm për një të vërtetë të munguar për historinë e Kosovës dhe shqiptarët, si dhe për ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore për Kosovën. Personalitete të shquara britaniko – shqiptar rrëfejnë për ndikimi që pati libri “Kosova: një histori e shkurtër”, i cili Siaps tyre çrrënjosi mitin serb për Kosovën dhe bëri shërbeu si referenca kryesor për diplomacinë botërore për të zgjedhur çështjen e Kosovës.

Galeri fotografike nga promovimi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë.


Ceremonia e shfaqjes së filmit për Sir Malcolm. Foto: KALLXO.com.