Rusia predha ndaj Ukrainës, Berisha: Perëndimi i papërgatitur, e ka nënvlerësuar Putin

Rusia predha ndaj Ukrainës, Berisha: Perëndimi i papërgatitur, e ka nënvlerësuar Putin


Ish-ambasadori Mal Berisha, teksa ka folur për situatën e krijuar në Ukrainë është shprehur se vija e kuqe për Rusinë është kufiri i NATO-së. Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, Berisha tha se në lidhje me këtë situatë Perëndimi po vepron ngadalë dhe nuk merr vendimet e duhura. Mal Berisha: Krahasimi me Hitlerin në këtë rast nuk është i gabuar. Vija e kuqe për Rusinë është kufiri I NATO-së. Ukraina është vendi i parë eksportues i vajit, është një nga vendet më të pasura të botës. NATO-ja është hera e dytë që përballet me konflikt të armatosur. Perëndimi vepron ngadalë, nuk është I vendosur, lëshon pe, nuk merr vendime të duhura në kohën e duhur. Kostoja e Rusisë për këtë pushtim do të jetë katastrofike, në kuptimin ekonomik, politik dhe ën shumë fusha të tjera. Por është vështirë me parashikuar çdo gjë. Ai tha se vendimarrësit perëndimorë duhet të maten shumë në mënyrë që situata të mos shkojë në Luftë të Tretë Botërore. Ai tha se psiko-analistët e kosniderojnë Vladimir Putin si një njeri që ka probleme me psikopatinë. Mal Berisha: Ajo që është dramatike është kur sheh që masa të mëdha njerëzish janë shpërndarë në vendet fqinje. Bota po ballafaqohet me drama njerëzore. Vendimarrësit perëndimor duhet të maten shumë që situata të mos shkojë drejt një Luftë të Tretë Botërore. Kemi të bëjmë me një diktator me të cilin sot po merren psiko-analistët. Disa prej tyre e quajnë si gjeni të djallit e disa të tjerë e quajnë si një njeri që ka problem psikopatia. Ai mund të ketë një fuqi aq të madhe sa mund t’I bëj shumë dëm njerëzimit.