SULMI I RUSISË NË UKRAINË/ BERISHA: PUTINI SI DIKTATOR NDËR VITE E NDËRTOI KALANË E NJË PUSHTETI NË SY TË PERËNDIMIT
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, për ish-ambasadorin dhe njohësin e çështjeve ndërkombëtare, z.Mal Berisha, nuk ishte i papërgatitur.
Në studion e lajmeve në MCN TV, ish-ambasadori tha se kjo erdhi si pasojë e faktit se perëndimi nuk i dha rëndësinë e duhur çështjes së Ukrainës dhe se Putin e ndërtoi ndër vite kalanë e tij nën vëzhgimin dhe pamjen e perëndimit.